Ohri heq dorë nga blerja e nëndetëses

Ohri heq dorë nga blerja e nëndetëses

Më: 4 qershor 2016 Në ora: 11:53
ilustrim

Hotelierët e Ohrit kanë hequr dorë nga ideja për blerjen e një mini-nëndetëseje me të cilën turistët do të mund të shijonin bukuritë nënujore të Liqenit. Ata thonë se vendimin e kanë marrë për shkak të çmimit të lartë të nëndetëses dhe sezonit të shkurtër turistik në Ohër.

Shtatë vjet më parë në Ohër qëndruan përfaqësues të kompanisë gjermane “Nemo” e cila shet nëndetëse, të cilët thanë se çmimi i një të tille çfarë i duhet Ohrit do të ishte rreth 200 mijë euro.

Nëndetësja mund të lundrojë nën ujë për rreth 50 minuta, ndërsa çmimi për turistët do të ishte rreth 75 euro për xhiro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat