Kërcënon ish të dashurën minorene me thikë, arrestohet në Itali 19-vjeçari shqiptar

Kronikë e zezë

Kërcënon ish të dashurën minorene me thikë, arrestohet në Itali 19-vjeçari shqiptar

Më: 3 qershor 2016 Në ora: 19:46
Ilustrim

Një 19-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane dhe shoqëruar në burg për përndjekje në dëm të ish të dashurës së tij, një minorene nga Prato.

Mediat italiane shkruajnë sot se shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, e ka pritur vajzën të dilte nga shkolla dhe e ka kërcënuar me një thikë kuzhine.

Arrestimi i shqiptarit u bë të martën, më 31 maj, por hetimet ndaj tij kanë filluar në shkurt, kur policia e Prato-s ka vërejtur një sërë aktesh persekutimi të të riut ndaj vajzës, shkruan ANSA, derisa ndaj shqiptarit u dha një urdhër ndalimi për tu afruar vendeve të caktuara që frekuentonte italiania.

Por, kjo është injoruar vazhdimisht, derisa ndaj 19-vjeçarit u lëshua një urdhër-arresti. Thika e përdorur nga shqiptari për kërcënim u sekuestrua nga policia e Prato-s, gjatë bastisjes së banesës ku jetonte i riu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat