Mësuesja bënte çdo ditë seks me nxënësin 13-vjeçar

Life style

Mësuesja bënte çdo ditë seks me nxënësin 13-vjeçar

Më: 3 qershor 2016 Në ora: 19:40
Alexandria M. Vera

Alexandria M. Vera, mësuesja e anglishtës e klasës së tetë te Stovall Middle School në Houston, dyshohet se i ka thënë policisë në prill dhe marrëdhënia që ajo kishte me një nga nxënësit e saj nisi përmes mesazheve në Instagram dhe vazhdoi me një dashuri të madhe.

Të mërkurën, dy muaj pas nisjes së hetimit policor dhe rreth tetë muaj pasi 24-vjeçarja Vera dyshohet se kishte nisur të bënte seks me nxënësin e klasës së tetë, autoritetet lëshuan një urdhër-arrest me akuzën e abuzimit seksual ndaj të miturve. Nxënësi është nën 14-vjeç.

Vera u dërgua në burgun e Montgomery County dhe më pas u la e lirë mbi bazën e garancisë pasurore prej 100,000 dollarëve, raporton Associated Press.

Takimet e tyre seksuale vijuan thuajse çdo ditë, ka thënë vera për policinë.

“Ajo tha se me djaloshin bënte seks thuajse çdo ditë te shtëpia e saj dhe se e donin njëri tjetrin dhe kishin edhe bekimin e pribdërve të tij”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat