Lalla: Prokuroria s’ka hetim mbi veprimet e policisë italiane

Shqipëria

Lalla: Prokuroria s’ka hetim mbi veprimet e policisë italiane

Më: 3 qershor 2016 Në ora: 16:37
Adriatik Llalla

Prokuroria në Shqipëri nuk ka në zhvillim asnjë hetim mbi veprimet e policisë italiane, pra as në hetimin që Prokuroria e Tiranës po zhvillon këto kohë lidhur me ekzistencën e një pajisje të dyshuar përgjuese. Kjo ishte deklarata e kryeprokurorit Adriatik Lalla, gjatë një takimi me ambasadorin italian në Tiranë, Alberto Cutillo.

"Në takim u vlerësua bashkëpunimi shumë i ngushtë, efiçent dhe i suksesshëm ndërmjet autoriteteve shqiptare dhe italiane, në drejtim të hetimeve të përbashkëta në luftën kundër krimit të organizuar, si edhe rolin tepër koordinues të Ambasadës italiane në Tiranë në veprimet konkrete”, thuhet në njoftimin për media.

Kreu i organit të akuzës vlerësoi rolin e forcave të sigurisë italiane në shkëmbimin e informacionit me autoritetet shqiptare për zbulimin dhe vendosjen para drejtësisë të personave të përfshirë në veprimtari kriminale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat