PE kërkon rivendosjen e kontakteve me Dumën ruse

Bota

PE kërkon rivendosjen e kontakteve me Dumën ruse

Më: 2 qershor 2016 Në ora: 20:00
Ilustrim

Parlamenti evropian ka vendosur të rikthej kontaktet me dhomën e ulët të parlamentit rus, Dumën shtetërore.

Vendimi është marrë sot gjatë një takimi të Konferencës së Presidentëve të Parlamentit Evropian, takim ky që përfshinte edhe presidentin aktual të Parlamentit, Martin Schulz.

Një burim parlamentar i ka thënë Radios Evropa e Lirë se ligjvënësit e kanë bërë këtë veprim sepse Parlamenti Evropian ishte “përjashtuar nga marrëdhëniet me Rusinë, derisa qeveritë e disa vendeve anëtare dhe Komisioni Evropian kanë pasur disa takime me pjesëtarë të qeverisë ruse”.

Parlamenti Evropian kishte vendosur të ndërprente marrëdhëniet me ligjëvënësit rusë pasi Rusia e aneksoj gadishullinë ukrainas të Krimesë, në mars të vitit 2014.

Sidoqoftë, Parlamenti Evropian ka vendosur që të mos punoj edhe me pjesëtarë të Dumës që janë në listën e zezë të Bashkimit Evropian.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat