Obama ironizon Trump: Puna e presidentit nuk është “reality show”

Bota

Obama ironizon Trump: Puna e presidentit nuk është “reality show”

Më: 6 maj 2016 Në ora: 22:06

Presidenti i SHBA, Barack Obama ka bërë një deklaratë ironizuese ndaj kandidatit republikan Donald Trump, duke thënë se zgjedhjet presidenciale nuk janë një “reality show”.

aAi shtoi se puna e presidentit të SHBA nuk është një shaka, por përkundrazi është një përgjegjësi mjaft serioze.

“Kjo është një punë vërtetë serioze. Kjo nuk është argëtuese. Kjo nuk është një reality show. Kjo është një garë për Presidencën e Shteteve të Bashkuara” tha ai.

Më tej Obama foli edhe për deklaratat e bëra nga Trump duke thënë se premtimet e tij elektorale duhen ekzaminuar. Ai tha se qytetarët amerikanë duhet ti kushtojnë një vëmendje të veçantë premtimeve të tij dhe të pyesin veten se çfarë duan nga Presidenti i ardhshëm i SHBA.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat