Krijimi i vendeve të punës në rënie, shkalla e papunësisë e qëndrueshme

Bota

Krijimi i vendeve të punës në rënie, shkalla e papunësisë e qëndrueshme

Më: 6 maj 2016 Në ora: 16:58

Krijimi i vendeve të reja të punës në SHBA pësoi rënie të ndjeshme në muajin prill në vazhdën e ngadalësimit të rritjes ekonomike të regjistruar në tremujorin e parë, ndërsa shkalla e papunësisë mbetet e qëndrueshme, sipas të dhënave të Ministrisë së Punës të publikuara sot.

Ekonomia krijoi 160.000 vende pune muajin e kaluar, kundrejt 208.000 në mars. Këto të dhëna janë nën kuotën e pritshmërive të analistëve që kishin parashikuar 207.000 vende të reja pune. Shkalla e papunësisë mbetet në 5 për qind në muajin mars.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat