Tusk: Ideja e një Evrope me vizion, iluzion

Bota

Tusk: Ideja e një Evrope me vizion, iluzion

Më: 6 maj 2016 Në ora: 13:32

Udhëheqësit e BE-së thonë se bllokut prej 28-vendesh i mungon një vizion koherent evropian dhe sipas tij blloku po rrezikohet nga vetë-interesi kombëtar.

Presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker ka thënë se punë e Komisionit Evropian është hartimi i ligjeve të BE-së. Në një debat mbi gjendjen në Evropë, ai dhe udhëheqësit e tjerë të BE –së kanë diskutuar mbi Romën.

Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, ka thënë se pritoritet i BE – së duhet të jetë siguria e kufinjëve duke e pasur parasysh krizën e tanishme të emigrantëve.

Ai ka folur për nevojnë e një sensi të përbashkët politik për krijimin e një kombi ideal evropian. Sipas tij, ideja e një shteti të BE –së me një vizion, është iluzion.

Komisioni është duke provuar të krijojë një skemë efektive për shpërndarjen e emigrantëve në gjithë Evropën, për të lehtësuar presionin mbi Greqinë dhe Italinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat