Në Greqi ka nisur greva 48-orëshe

Bota

Në Greqi ka nisur greva 48-orëshe

Më: 6 maj 2016 Në ora: 11:23

Punëtorët në Greqi kanë lënë punën të premten, në shenjë proteste për reformat e reja për tatime dhe pensione.

Reformat janë pjesë e masave shtrënguese që duhet t’i zbatojë Athina, për t’u kualifikuar për fonde shtesë nga paketa e ndihmës ndërkombëtare.

Greva 48-orëshe ka nisur me urdhër të sindikatave të sektorit publik dhe privat.

Si pasojë e grevës, janë mbyllur disa shërbime, përfshirë udhëtimet me anije, mbledhja e mbeturinave dhe disa zyra të qeverisë.

Parlamenti i Greqisë duhet të votojë për riparimin e sistemit të pensioneve të dielën.

Nëse ligji kalon, Greqia do të rrisë kërkesat për kontributet në sigurimin social, do të rrisë tatimin e të ardhurave për njerëzit e pasur dhe do të krijojë një pension të ri kombëtar.

Masat shtrënguese kanë për qëllim të bindin kreditorët ndërkombëtarë për lirimin e parave shtesë për Greqinë.

Greva e punëtorëve do të kulmojë me protesta të dielën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat