Trump: Britania e Madhe, më mirë jashtë BE-së

Bota

Trump: Britania e Madhe, më mirë jashtë BE-së

Më: 6 maj 2016 Në ora: 11:04

​Kandidati pothuajse ”de facto” republikan për Shtëpinë e Bardhë, Donald Trump deklaroi se për Britaninë e Madhe do të ishte më mirë që të largohej nga Bashkimi Evropian.

“Besoj se çështja e migracionit ka qenë një gjë e tmerrshme për Evropën. Në pjesën më të madhe e nxitur nga vetë Bashkimi Evropian”, deklaroi Trump.

”Personalisht, do të thoja se (Britania e Madhe – shën. i përkth.) do të ishte më mirë pa të (Bashkimin Evropian – shën. i përkth.)”, theksoi kandidati republikan për stacionin informativ televiziv ”Fox News”.

“Megjithatë, nuk e them si rekomandim, thjesht është një ide”, shtoi Trump.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat