Vazhdon situata alarmante në Kanada, zjarri po zgjerohet

Bota

Vazhdon situata alarmante në Kanada, zjarri po zgjerohet

Më: 6 maj 2016 Në ora: 09:21

Mbi 88 mijë banorë janë evakuuar nga zona jugore e Kanadasë për shkak të zjarrit masiv që ka përfshirë këtë zonë.

Sipas zyrtarëve, zjarri po vazhdon të zgjerohet edhe në zona të tjera, prandaj banorët nuk do të mund të kthehen nëpër shtëpitë e tyre.

Kanadaja është detyruar të mbyllë objekte të mëdha në këtë zonë.

Kryeministri i vendit, Rachel Notley, në një konferencë për media ka bërë të ditur se këto zona nuk janë të sigurta për banorët, prandaj ata nuk mund të kthehen nëpër shtëpitë e tyre.

Sipas tij, fatkeqësisht një gjë e tillë nuk është çështje ditësh, por do të vazhdojë edhe më tej.

Zjarrfikësit edhe më tej po vazhdojnë përpjekjet e tyre për shuar zjarrin afër shtëpive dhe bizneseve që gjendën në këtë zonë.

Më shumë se 1600 objekte të kësaj zone janë përfshirë nga zjarri dhe si pasojë janë shkatërruar.

Akoma nuk është bërë vlerësimi i dëmeve në këtë zonë, për shkak se gjendja edhe më tej po vazhdon të jetë alarmante.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat