Sulmet izraelite vrasin një grua palestineze

Bota

Sulmet izraelite vrasin një grua palestineze

Më: 6 maj 2016 Në ora: 08:47

Sulmet Izraelite kanë lënë të vrarë një grua palestineze në Gaza, ndërsa një person tjetër është lënduar.

Përleshjet erdhën pasi Izraeli bëri të ditur se kishte zbuluar një tunel të ri përmes së cilit arrin nga Izraeli në Gaza.

Në një deklaratë, ministri izraelit i Mbrojtjes Moshe Yaalon ka thënë se do të vazhdojnë veprimet e tilla të dhunshme, në rast se cenohet sovraniteti i vendit të tyre.

Ndërsa, ushtarët kanë thënë se sulmet e militantëve nuk kanë në shënjestër civilë, por forcat izraelite, në kërkim të tuneleve në zonat kufitare.

Përleshjet në mes të forcave izraelite dhe militantëve të Hamasit po vazhdojnë edhe më tej që nga viti 2014.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat