Vrasësi serik në Los Angelos dënohet me vdekje

Bota

Vrasësi serik në Los Angelos dënohet me vdekje

Më: 5 maj 2016 Në ora: 23:58

Një person i dyshuar në Los Angelos është gjetur pas vrasjeve serike që i kishte kryer për 20 vite radhazi, duke lënë 10 persona të vdekur.

Lonnie David Franklin kishte vrarë nëntë gra dhe një vajzë 15 vjeçare në mes të viteve 1985 dhe 2007, duke djegur pastaj trupat e tyre.

Sipas prokurorëve, Franklin, 63, ka sulmuar gratë e reja të racës së zezë, të cilat ishin të pambrojtura.

Ai është dënuar para dy muajve nga Gjykata e Qarkut, ndërsa përballet me dënimin me vdekje.

Ai gjithashtu u dënua edhe vrasjen e një viktime 11 vjeçare, të cilën e kishte përdhunuar dhe e kishte shtyrë nga makina, në vitin 1988.

Ai është quajtur "Sleeper Grim" për shkak të një hendek të dukshëm të vrasjeve që nga vrasja e 14-vjeçares.

Gjatë gjykimit, vrasësi nuk kishte treguar asnjë emocion, sipas raporteve të gjykatës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat