Policia në Francë gjuan me armë kontrabanduesit e emigrantëve

Bota

Policia në Francë gjuan me armë kontrabanduesit e emigrantëve

Më: 5 maj 2016 Në ora: 18:58

Agjencia shtetërore e lajmeve Belga ka bërë të ditur se policia franceze ka shtënë në disa persona që gjendeshin në një veturë, të cilët dyshohen për kontrabandim me njerëz nga Belgjika në Francë.

Policia ka ndjekur kontrabanduesit mbi 200 kilometra, ndërsa dy prej tyre janë lënduar rëndë.

Menjëherë pasi ata u ndaluan nga Policia, dhjetëra emigrantë u gjendën në një kamion në Belgjikë, që policia dyshon se kanë të bëjë me personat që akuzohen për kontrabandim.

Sipas mediave franceze, ndjekja filloi pasi shoferi i kamionit e kishte quajtur policinë të panjerëzishme, pasi nuk po ndihmonin emigrantët që gjendeshin në kamion.

Sipas të dhënave, Policia ka shtënë 15 herë mbi personat në veturë, dukë lënë ata të lënduar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat