Ish – presidentët Bush nuk e duan Trumpin

Bota

Ish – presidentët Bush nuk e duan Trumpin

Më: 5 maj 2016 Në ora: 18:43

Ish – presidentët amerikanë, George HW Bush dhe George W Bush, nuk do të mbështesin kandidaturën e Donald Trump për president të SHBA – ve.

Politikanët republikanë kanë shprehur haptas kundërshtinë e tyre për Trumpin, pavarësisht se ai ka mbetur kandidati i vetëm në garë për president nga radha e republikanëve.

Ata kishin bërë një fushatë më parë, me të cilën e mbështesnin ish - guvernatori Florida Jeb Bush, i cili u eliminua nga gara në shkurt.

George W Bush në një fjalim të tij të mbajtur në Karolinën e Jugut, ka thënë se ndonëse amerikanët janë të zemëruar dhe të frustruar, por nuk kanë nevojë për dikën që e pasqyron atë zemërim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat