Orkestra ruse mban koncert në Palmira

Bota

Orkestra ruse mban koncert në Palmira

Më: 5 maj 2016 Në ora: 18:18

Një orkestër ruse ka mbajtur koncert në amfiteatrin e Palmirës, vetëm një muaj pasi sulmet ajrore ruse kanë ndihmuar në dëbimin e militantëve të Shtetit Islamik nga qyteti antik i Sirisë.

Kremlini ka thënë se koncerti i teatrit të njohur rus Mariinsky është një "mënyrë e shkëlqyer" për të treguar solidaritet me forcat ruse që luftojnë në Siri, si dhe me ushtrinë siriane.

“Mjeshtrat e kulturës shprehin solidaritetin e tyre me ata që luftojnë terroristët”, ka thënë zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, për gazetarët në Moskë.

“Kjo sigurisht se meriton vlerësimin më të lartë”, ka shtuar ai.

Koncerti është dirigjuar nga Valery Gergiev, një mbështetës i fuqishëm i presidentit rus, Vladimir Putin.

Forcat siriane, të mbështetura nga sulmet ajrore ruse, kanë marrë kontrollin e Palmirës nga i ashtuquajturi Shtet Islamik në muajin mars.

Shteti Islamik e ka përdorur amfiteatrin si vend për të kryer ekzekutimet publike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat