Sindikatat greke bëjnë thirrje për grevë të përgjithshme 48 orëshe

Bota

Sindikatat greke bëjnë thirrje për grevë të përgjithshme 48 orëshe

Më: 5 maj 2016 Në ora: 17:40

Sindikatat e sektorit privat dhe publik njoftuan sot një grevë të përgjithshme prej 48 orësh të premte dhe të shtunë për të protestuar kundë dy projektligjesh të kritikuar mbi reformën e pensioneve dhe taksat mbi të ardhurat.

“Të gjithë në rrugë, masat e reja të qeverisë dhe kreditorëve (BE dhe FMN) kundër punëtorëve dhe kundër popullit nuk do të kalojnë”, njoftohet në një komunikatë të “Adedy”, konfederata e funksionarëve.

Nga ana tjetër sindikata e fuqishme e marinarëve PNO, njoftoi një grevë katër ditore, nga e premtja në të martë, duke bllokuar anijet që lidhin Greqinë kontinentale me ishujt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat