Partia austriake deklaratë të pazakontë:Tiroli Jugor ka të drejtën e Vetëvendosjes

Bota

Partia austriake deklaratë të pazakontë:Tiroli Jugor ka të drejtën e Vetëvendosjes

Nga: Fitim Dika Më: 5 maj 2016 Në ora: 16:31

Shefi i partisë populiste austriake, Heinz-Christian Strache (FPO), që kohët e fundit ka marrë më shumë vota sesa partitë tradicionale të majtës SPO dhe të djathtës OVP, ka bërë një deklaratë të pazakontë për të përditshmen italianë “La Republica”, shkruan botasot.info.

“Dua t’ua jap shansin banorëve të Tirolit Jugor që të bashkohen me Austrinë,” tha Strache. Sipas tij Tiroli Jugor (Sud Tirol) ka të drejtën e Vetëvendosjes.” A më pas ka kritikuar politikën e strehimit ndaj refugjatëve të kancelares Angela Merkel, dhe ka mbrojtur mbylljen e kufijve për ta, pasi shumë sosh janë terroristë.

Strache dhe partia e tij FPO, ndodhet përpara kthimit të politikës austriake, pasi në zgjedhjet presidenciale në 22 maj, kandidati i tyre, Norbert Hofer, ka gjasa të fitojë zgjedhjet. “Ka përfunduar sistemi i dështuar dypartiak,” përfundoi Strache intervistën.

Kjo tregon se populistët evropianë, përkundër aleancave të tyre kundër emigrantëve dhe anti-BE, kurrë nuk mund të funkcionojë. Ashtu si dikur në vendet ballkanike, partitë e tyre kanë në prapavijë politika irredentiste. Zënkat e tyre kanë ekzistuar edhe mes populistëve francezë dhe italianë rreth zgjerimit të territoreve./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat