Lideri i partisë më të madhe islamike në Bangladesh do të varet

Bota

Lideri i partisë më të madhe islamike në Bangladesh do të varet

Më: 5 maj 2016 Në ora: 14:57

Lideri i partisë më të madhe islamike në Bangladesh, Jamaat-e-Islami, do të varet brenda disa ditësh, pasi Gjykata Supreme e këtij vendi ka lënë në fuqi dënimin e tij me vdekje për krime lufte.

Motiur Rahman Nizami është dënuar për vrasje, për përdhunim dhe për orkestrim të vrasjeve të intelektualëve gjatë luftës së Bangladeshit për pavarësi nga Pakistani i atëhershëm Lindor, në vitin 1971.

Nizami është gjykuar nga një gjykatë për krime lufte, e themeluar nga qeveria në Daka.

Prokurorët kanë thënë se Nizami ka qenë përgjegjës për krijimin e milicisë pro-pakistaneze al-Badr, e cila ka vrarë shkrimtarë, mjekë dhe gazetarë.

Dënimet në vitin 2013 të zyrtarëve të Jamaatit kanë shkaktuar përleshje midis islamistëve, të cilat kanë lënë rreth 500 veta të vrarë.

Jamaat-e-Islami dhe aleati i tij, Partia Nacionaliste e Bangladeshit, e cila është në opozitë, thonë se gjykata për krime lufte është themeluar për të eleminuar udhëheqësit e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat