Jerevani synon të njohë pavarësinë e Nagorno Karabahut

Bota

Jerevani synon të njohë pavarësinë e Nagorno Karabahut

Më: 5 maj 2016 Në ora: 13:03

Qeveria e Armenisë ka miratuar një ligj, të hartuar nga ligjvënësit e opozitës, i cili kërkon nga Jerevani të njohë pavarësinë e rajonit separatist të Azerbajxhanit, Nagorno Karabah.

Ligji u është dërguar ligjvënësve për debat.

Bakuja dhe Jerevani janë në konflikt për rajonin e shkëputur për më shumë se dy dekada.

Separatistët, të mbështetur nga Armenia, kanë shpallur pavarësinë e rajonit të banuar kryesisht me armenë etnikë gjatë luftës që është zhvilluar në fund të viteve 1980 dhe fillim të viteve 1990.

Kjo luftë ka lënë të vrarë rreth 30,000 njerëz.

Pavarësia e Nagorno Karabahut, megjithatë, nuk është njohur nga asnjë vend.

Përpjekjet ndërkombëtare për ta zgjidhur konfliktin e ngrirë nuk kanë arritur asnjë zgjidhje politike.

Më 2 prill, Nagorno Karabahu ka parë dhunën më të keqe prejse Azerbajxhani dhe separatistët pro-armenë kanë arritur armëpushim në vitin 1994.

Marrëveshja e re për armëpushim ka hyrë në fuqi më 5 prill, por shkelje të saj janë raportuar vazhdimisht.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat