Jep dorëheqje kryeministri Ahmet Davutoglu

Bota

Jep dorëheqje kryeministri Ahmet Davutoglu

Nga: Fitim Dika Më: 5 maj 2016 Në ora: 12:47

Davutoglu ka dhënë dorëheqje nga partia AKP, ku për një kohë ishte edhe udhëheqës i saj. Sipas statusit të partisë ai duhet të jap dorëheqje edhe nga detyra si kryeministër. Pasardhësi i tij, pritet të vendoset në 22 maj në Kongresin e Partisë AKP.

Të mërkurën ishin takuar Davutoglu (57) dhe Erdogan (62), ku kishin biseduar me dyer të mbyllura për më shumë se një orë. Dy miqtë e vjetër kishin përkeqësuar marrëdhëniet për debatet rreth kryesisë së partisë.

Prej 2014 Davutoglu ishte kryeministër i Turqisë, pasi Erdogani nuk mund të ushtronte detyrën tre herë radhazi.

Ata u përpoqën të ndryshojnë sistemin turk në presidencial, për ti dhënë më shumë fuqi ekzekutive Erdoganit, megjitahtë nuk arritën të bindin partitë tjera. Si pasardhësi i mundshëm shikohet ish presidenti Abudall Gyl.

Në këto momente Turqia ka nënshkruar një sërë paktesh me BE rreth krizës së refugjatëve, ku u arrit edhe liberalizimi i vizave për popullin turk./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat