Azerbajxhani do të rekrutojë ushtarë me pagesë

Bota

Azerbajxhani do të rekrutojë ushtarë me pagesë

Më: 5 maj 2016 Në ora: 12:36

Ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanit njoftoi se në ushtri do të merren ushtarë të rinj me pagesë, raporton Anadolu Agency (AA).

Në deklaratën e Ministrisë vihet në dukje se një numër i madh qytetarësh kanë aplikuar për ti shërbyer ushtrisë dhe se janë prezantuar për publikun kushtet dhe dokumentacionin përkatës që kërkohet në lidhje me pranimin.

Ndërsa theksohet se ata që dëshirojnë të vazhdojnë detyrën si vullnetarë në ushtri pas kryerjes së shërbimit ushtarak mund të aplikojnë në njësitë ushtarake ku ato janë të riregjistruar ose në Qendrën e Trajnimit të Forcave të Armatosura.

Gjithashtu theksohet se për detyrën e ushtarit me pagesë do të mund të aplikojnë personat e moshave 19-40 vjeç ku pas kontrollit shëndetësor kandidatët do ti nënshtrohen një provimi dhe më pas ata që kalojnë këtë fazë do të merren në një kurs përgatitor dhe personat që përfundojnë këtë kurs me sukses do të nisin detyrën e tyre në ushtri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat