​Reporteri i Eeuronews në Siri, kështu duket vendi (Video)

Bota

​Reporteri i Eeuronews në Siri, kështu duket vendi (Video)

Më: 5 maj 2016 Në ora: 11:07

Këtë javë më shumë se 100 gazetarë ndërkombëtarë, fotografë dhe kameramanë, po ashtu edhe gra, janë ftuar në Siri si mysafirë të Ministrisë ruse të Mbrojtjes.

Edhe reporteri i Euronews’it Denis Loctier ka shpenzuar pak kohë në fshatin sirian Kaukab, ku liderët e fshatit kohëve të fundit njoftuan për rezistencë të armatosur kundër Qeverisë së Assadit, pasi që rebelët humbën kontrollin e kësaj zone, transmeton KosovaPress.

Që nga armëpushimi i pjesshëm në muajin shkurt, thuhet se në disa zona të vendit banorët i janë kthyer shtëpive të tyre. Jo shumë kohë më parë, ky fshat që gjendet mes Hamas dhe Aleppos ishte në shënjestër të luftimeve.

Loctier ka raportuar se sot, fshati me ndërmjetësimin e ekspertëve rusë, po nënshkruar një akt pajtimi.

Një banor i Kaukabit i quajtur Abdallah Alhderëho i tha reporterit se shumë banorë ishin detyruar që ta lënë fshatin katër vite më parë.

“Ishte për shkak të terroristëve. Ne nënshkruam marrëveshjen për t’iu kthyer tokave tona dhe kurrë më nuk do të lejojmë dikën të vijë këtu dhe të kryej akte terroriste”, ka thënë ai.

Rreth 20 burra, të identifikuar nga mediat si luftëtarë të opozitës në mënyrë formale rrethuan qeverinë në sytë e mediave. Ata do të gjykohen por nuk do të dënohen me vdekje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat