Opozita e Malit të Zi pas shtatë muajve kthehet në parlament

Bota

Opozita e Malit të Zi pas shtatë muajve kthehet në parlament

Më: 5 maj 2016 Në ora: 09:37

Opozita e Malit të Zi vendosi të kthehej në Parlament, pas bojkotit shtatëmujor për shkak të mospajtimit me politikën e kryeministrit Milo Gjykanoviç duke përfshirë edhe qasjen e Malit të Zi në NATO, njoftoi agjencia zyrtare serbe e lajmeve, Tanjug.

Deputetët e Frontit opozitar Demokratik deklaruan se do të ktheheshin në sallën e parlamentit për të demaskuar, sipas tyre, tradhëtarët e partive të tjera opozitare.

Megjithatë, seanca parlamentare e caktuar për dje, ku duhej të bisedohej për ristrukturimin e qeverisë dhe

zëvendësimin e kryetarit të Parlamentit, Ranko Krivokapiç, u anulua.

Shkaku ishte përleshja mes pjesëtarëve të sigurisë së parlamentit me deputetët e Frontit Demokratik, të cilët nuk lejuan të kontrolloheshin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat