Gjendje e jashtëzakonshme nga zjarri në Alberta të Kanadasë

Bota

Gjendje e jashtëzakonshme nga zjarri në Alberta të Kanadasë

Më: 5 maj 2016 Në ora: 08:17

Gjendje e jashtëzakonshme është shpallur në provincën Alberta në Kanada, pasi zjarri ka detyruar të 88,000 banorët e qytetit Fort MekMurej të ikin.

Autoritetet kanë paralajmëruar se zjarri mund të shkatërrojë shumicën e qytetit.

Zjarri ka shpërthyer qysh të dielën dhe ka djegur 1,600 struktura, përfshirë një shkollë të re, në Fort MekMurej.

Evakuimi ka qenë më i madhi në historinë e Albertës.

Kompanitë pranë të naftës janë detyruar të ndërpresin prodhimin.

Deri më tash, nuk ka raporte për viktima në njerëz.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat