​Mbi 88 mijë banorë të rrezikuar nga zjarri në Kanada

Bota

​Mbi 88 mijë banorë të rrezikuar nga zjarri në Kanada

Më: 4 maj 2016 Në ora: 23:47

Një zjarr i madh ka shkaktuar dëme të mëdha në zonat e qytetit kanadez, McMurray, ku janë evakuuar mbi 88 mijë banorë të asaj zone, përderisa nuk është raportuar për lëndime.

Zyrtarë të kësaj province kanë thënë se dëmet janë të konsiderueshme, ndërsa zjarri është shkaktuar nga erërat e forta dhe temperaturat e nxehta, që gjatë ditës së sotme kanë qenë më të theksuara.

Sipas tyre, zjarri nuk kishte arritur të shuhej, duke lënë të rrezikuar edhe zona të tjera, duke përfshirë edhe zonën e aeroportit në këtë provincë.

Edhe para disa dite ishte raportuar për zjarre në Kanada, si pasojë e temperaturave të larta. Zjarri kishte shpërthyer në jugperëndim të qytetit, ndërsa zjarrfikësit janë duke bërë përpjekje ta shuajnë atë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat