​BE mbështet vizat për Turqinë, por i bën thirrje për plotësimin e kushteve

Bota

​BE mbështet vizat për Turqinë, por i bën thirrje për plotësimin e kushteve

Më: 4 maj 2016 Në ora: 18:31

Komisioni Evropian i ka dhënë mbështetje të kushtëzuar popullit turk për të lëvizur pa viza brenda zonës Shengen.

Sipas tyre, Turqia ka bërë përparim nëplotësimin e kushteve kryesore, por akoma i ka mbetur punë me disa çështje urgjente, në të cilat duhet të punojë.

Ky ndryshim do të hyjë në fuqi nga korriku, por fillimisht duhet të ketë miratim nga Parlamenti Evropian dhe vendet anëtare.

Marrëveshje do t’i ofrohet Turqisë me kusht që të kthejë mbrapa të gjithë emigrantët që kaluan nga Deti Egje për në Greqi.

Zyrtarët e Komisionit Evropian pohojnë se kanë frikë se Turqia nuk do të jetë e gatshme të kontrollojë valën e emigrantëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat