Hapat e mëtejshme kundër Shtetit Islamik

Bota

Hapat e mëtejshme kundër Shtetit Islamik

Më: 4 maj 2016 Në ora: 18:25

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Ash Carter dhe homologët e tij nga 11 vende po diskutojnë për fushatën kundër Shtetit Islamik në një takim në selinë e komandës së ushtrisë amerikane në Evropë, në Shtutgart. Takimi bëhet një ditë pasi një ushtar amerikan, pjesëtar i forcave SEAL u vra në një sulm nga grupi militant. Pentagoni tha se ushtaraku amerikan ishte këshilltar i forcave peshmerga në veri të qytetit Mosul. Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Kawa Omar foli me disa nga luftëtarët Peshmerga, pas sulmit:

Shtetet e Bashkuara e thirrit takimin për bisedime lidhur me mënyrat për të konsoliduar fushatën kundër Shtetit Islamik,

Sekretari Carter falenderoi homologët e tij dhe vendet e tyre për kontributin e tyre të fuqishëm në fushatën globale për të mposhtur përfundimisht ISIS-in.

Përveç Shteteve të Bashkuara, edhe Australia, Kanadaja, Danimarka, Franca, Gjermania, Italia, Hollanda, Zelanda e Re, Norvegjia, Spanja dhe Britania, dërguan ministrat e tyre për bisedime.

Diskutimet ishin planifikuar para lajmit të së martës për vrasjen e ushatarakut amerikan në Irakun Verior, kur luftëtarët e Shtetit Islamik e thyen mbrojtjen kurde dhe e morën nën kontroll qytetin Telskuf, i cili më parë ishte nën kontrollin e forcave kurde dhe një milici lokale e krishterë:

“Qyteti është tani i rrethuar nga forcat tona. Ne jemi aktualisht në hyrje të qytetit. Ata (ISIS) dërguan disa autorë sulmesh vetëvrasëse, kanë snajpera brenda qytetit. Ne po presim për kohën e përshtatshme për të ndërmarrë një ofensivë kundër Daeshit”, i tha Zërit të Amerikës Haitham Mahmoud, komandant i peshmergave.

Dëshmitarët lokalë thanë se goditjet ajrore të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara luajtën një rol të rëndësishëm në ngadalësimin e ofensivës së Shtetit Islamik. Kjo ndihmoi forcart kurde që të tërhiqeshin për t’u organizuar prapë jashtë qytetit.

Por pati viktima.

Një luftëtar kurd tha se sulmi ndodhi rreth orës 5.00 të mëngjesit:

“Ata ishin të armatosur mirë. Kishin epërsi ndaj nesh. Ne kishim vetëm dy mitraloza. Kur erdhi autoblinda e tyre, muri ynë mbrojtës ra. Nuk mund të bënim asgjë. Duhet të tërhiqeshim”.

Këshilli i Sigurisë i Rajonit të Kurdistanit tha dje në mbrëmje në Twitter se Telskufi është spastruar me ndihmën e goditjeve ajrore.

Ushtaraku amerikan ishte i treti që vritej gjatë luftimeve në Irak, që kur koalicioni nën udhëheqjen e Shteteve të Bashkuara filloi fushatën kundër Shtetit Islamik në vitin 2014.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat