​Europol Roma: Evropa përballë rrezikut më të madh terrorist që nga 11 shtatori

Bota

​Europol Roma: Evropa përballë rrezikut më të madh terrorist që nga 11 shtatori

Më: 4 maj 2016 Në ora: 13:59

“Evropa ndodhet përballë një rreziku të lartë terrorist, më i rrezikshmi që nga ai i 11 shtatorit në SHBA” ka deklaruar përgjatë një audicioni në Komitetin Shengen në Parlamentin italian, kreu i Europolit, Rob Wainwright.

I thirrur për të referuar mbi nivelin e sigurisë në Evropë, mbi situatën aktuale të kontrolleve në zonën Shengen, aktivitetin e Europolit e nivelin e vigjilencës në çështjen e krizës së emigrantëve, kreu i Europolit Rob Wainwright deklaroi se “që prej muajit janar ishim të informuar se ISIS kishte stabilizuar një strukturë komande në Siri, e një sulm në Evropë mund të ishte i mundur.

Siç e dëshmuan dhe ngjarjet e tmerrshme në Bruksel me rrezikun e mundësisë së një atentati të ri në Evropë në të ardhmen. Për momentin po ndjekim disa linja investigative e përsa i përket Italisë nuk kemi asnjë alarm specifik për një “atentat të mundshëm”.

Hetimet e Europolit kanë verifikuar forcimin e lidhjes mes fenomenit të emigracionit klandestin e kriminalitetit. Përgjatë 2015 organizatat kriminale të trafikut të qenieve njerëzore kanë faturuar një shumë prej 3-6 miliardë euro.

“Është një sektor kriminal, një industri e vërtetë kriminale me një rritje në ekstremist gjatë viteve të fundit, u shpreh Rob Wainwright, e që përfshin shumë aktorë si trafikantë të thjeshtë, rekrutues, e riciklues parash”.

Ai deklaroi se Europol ka identifikuar përgjatë 2015 rreth 40 mijë trafikantë qeniesh njerëzore, të përshirë në disa grupe multinacionale me prejardhje nga Siria, Turqia, por dhe nga disa vende evropiane.

Agjentë të Europolit janë pozicionuar në disa qendra hotspoti në Greqi e Itali me qëllimin investigimin dhe identifikimin mes radhëve të emigrantëve, të personave të infiltruar me qëllime terroriste.

“Objektivi ynë, deklaroi kreu i Europolit është të kemi reth 50 agjentë aktivë në pika të ndryshme në hospotet e emigrantëve, duke qënë kështu një linjë e dytë mbrojtje e aftë për t’i dhënë përgjigje investigative aktiviteteve të dyshimta”.

“Ne punojmà « , u shpreh Rob Wainwright, për të garantuar lëvizjen e lirë të personave në zonën Shengen. Disa vende kanë vendosur kontrollet e përkohshme në kufinj e detyra e Europolit është të punojë për të kthyer sa më shpejt në normalitet të drejtën e lëvizjes së lirë të personave".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat