Evakuohen rreth 60 mijë njerëz, qyteti kanadez kërcënohet nga zjarri (Foto)

Bota

Evakuohen rreth 60 mijë njerëz, qyteti kanadez kërcënohet nga zjarri (Foto)

Më: 4 maj 2016 Në ora: 10:06

Pyjet në afërsi të qytetit kanadez Fort McMurray kanë marrë flakë dhe kanë rrezikuar një numër të madh të banorëve. Siç raportojnë mediat e huaja, ky zjarr ka detyruar që të evakuohen rreth 60 mijë njerëz.

Raportohet po ashtu se nga zjarri janë shkatërruar me dhjetëra shtëpi, ndërsa janë mbuluar me hi të gjitha rrugët e këtij qytetit.

Rrugët e qytetit pos hirit janë bllokuar edhe nga njerëzit të cilët me shpejtësi janë evakuuar. Raportohet se është bllokuar trafiku, mirëpo për fat të mirë ende nuk është raportuar për viktima në njerëz.

Qytetarëve dhe autoriteteve u ka hyrë frika se nga erërat e forta flakët mund të përfshijnë të gjithë qytetin.

Evakuimi i qytetit Fort McMurray është më i madhi në historinë e Albertës dhe mbase të Kanadasë për shkak të një zjarri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat