Rusia bën shkelje të vazhdueshme të hapësirës ajrore të Estonisë

Bota

Rusia bën shkelje të vazhdueshme të hapësirës ajrore të Estonisë

Më: 4 maj 2016 Në ora: 09:55

Aeroplanët luftarakë rusë rregullisht e shkelin hapësirën ajrore estoneze në atë që ministri i Mbrojtjes i vendit e ka përshkruar si sjellje “shumë të pamatur”.

“Ata e shkelin hapësirën tonë ajrore në baza të rregullta. Ata fluturojnë përgjatë Detit Baltik me transmetues të fikur”, ka thënë Hannes Hanso gjatë një vizite në Paris.

Përderisa radarët e ushtrisë mund ta detektojnë një aeroplan edhe nëse e ka të fikur transmetuesin, radarët e dizajnuar për aeroplanë civilë nuk mund ta bëjnë një gjë të tillë, tha ministri estonez.

“Është veprim shumë i pamatur dhe aksidentet shumë shpejt mund të ndodhin”, ka thënë Hanso.

“Imagjinojeni një përplasje të një aeroplani rus me ndonjë aeroplan civil. Vendet normale nuk bëjnë gjëra të tilla”, ka shtuar ai.

Vendet e Baltikut duan një samit të NATO-s në Varshavë, në muajin korrik, për t’i dërguar një mesazh të qartë Rusisë se një sjellje e tillë nuk është e pranueshme dhe se territoret e Aleancës do të mbrohen çdo herë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat