Nobelisti Pamuk në mbështetje të një shkrimtari në proces gjyqësor për fyerje ndaj Erdoganit

Bota

Nobelisti Pamuk në mbështetje të një shkrimtari në proces gjyqësor për fyerje ndaj Erdoganit

Më: 4 maj 2016 Në ora: 09:20

Nobelisti i letërsisë turke, Orhan Pamuk ka mbështetur një shkrimtar i cili u paraqit sot para gjykatës me akuzën për fyerje ndaj presidentit Erdogan, i cili i ka shtuar së tepërmi ndjekjet penale ndaj rasteve të tilla, që prej emërimit të tij në krye të shtetit, raportoi agjencia turke e lajmeve, Dogan.

Murat Belge, 73 vjeç, rrezikon të dënohet deri në katër vite burg për një botim të publikuar nga e përditshmja “Taraf” në shtatorin e vitit 2015 në të cilën ai aludonte se presidenti turk kishte rindezur verën e kaluar konfliktin kurd për qëllime elektorale.

“Ky proces përkon me Ditën Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit. Kjo e fundit ka shënuar një hap prapa në Turqi nën drejtimin e Erdoganit”, shprehen të alarmuara disa OJQ.

“Unë shkruaj prej 40 apo 50 vitesh. Është hera e parë që po përballem me një pretendim për fyerje”, u shpreh me keqardhje Belge, duke hedhur poshtë akuzat e ngrituara ndaj tij.

”Jam bërë anëtar i një prej rretheve më të frekuentuara në Turqi. Grupimi i personave që ofendojnë Erdoganin”, ironizoi ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat