Një paketë cigare në Australi do të kushtojë 45 dollarë

Bota

Një paketë cigare në Australi do të kushtojë 45 dollarë

Më: 3 maj 2016 Në ora: 23:32

Çmimi i pakete cigare mund të shkojë në 45 dollarë pas propozimit për rritjen e taksave, një nismë e koalicionit në pushtet në Australi.

Akciza e duhanit pritet të rritet me 12.5 për qind mes viteve 2017-2020 në këtë vend.

Taksa e propozuar është mbështetur gjerësisht nga mjekët dhe ekspertët e shëndetësisë.

OBSH-ja ka rekomanduar rritjen me 70% të akcizës për një paketë të vetme, një propozim ky që ka gjetur mbështetje më shumë te ministrat e Shëndetësisë se te ata të Financave.

Çmimi i një pakete cigare në Australi është aktualisht 13-15 paund, ndërsa në Britaninë e madhe mesatarisht 8 paund.
Ndryshimi i nivelit të akcizës për duhanin shihet një mënyrë efektive për të reduktuar duhanpirjen, e cila në dy dekadat e fundit është bërë shkak për një numër të madh vdekjesh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat