Kroacia dhe Bullgaria mbështesin zgjerimin e BE-së

Bota

Kroacia dhe Bullgaria mbështesin zgjerimin e BE-së

Më: 3 maj 2016 Në ora: 17:44

​Kroacia dhe Bullgaria e mbështesin zgjerimin e Bashkimit Evropian me të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, por këto vende duhet të përmbushin kriteret e domosdoshme, deklaruan sot në Zagreb ministrat kroat dhe bullgar të Punëve të Jashtme Miro Kovaç dhe Daniel Mitov.

“Jemi dakorduar me politikën e zgjerimit, e përshëndesim zgjerimin dhe dëshirojmë të zhduket vrima e zezë në hartat evropiane dhe fqinjët tanë juglindorë të jenë të integruar në BE, por nënkuptohet duhet t’i respektojnë kriteret dhe t’i përmbushin standardet”, deklaroi Kovaç pas takimit me Mitov, i cili po zhvillon një vizitë zyrtare dyditore në Kroaci.

Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve nëse Bullgaria e mbështet bllokadën kroate për hapjen e kapitullit XXIII të negociatave mes Serbisë dhe BE-së, Mitov theksoi se “zgjerimi i BE-së është shumë me rëndësi” dhe se ”vendi im do të vazhdojë mbështetjen”, sipas agjencisë zyrtare bullgare të lajmeve, BTA.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat