​Mistura u bën prapë thirrje SHBA dhe Rusisë për bashkëpunim

Bota

​Mistura u bën prapë thirrje SHBA dhe Rusisë për bashkëpunim

Më: 3 maj 2016 Në ora: 16:19

I dërguari i OKB në Siri, Staffan de Mistura pritet të takohet me ministrin e jashtëm të Rusisë, SergeiLavrov, për të diskutuar edhe njëherë përpjekjet për ndërprerjen e luftimeve në Siri.

Mistura bënë thirrje që Rusia dhe SHBA- ja, të punojnë së bashku për të rivendosur armëpushimin e negociuar në shkurt.

Në prag të takimit me ministrin e jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka folur për armëpushimin, për të cilin thotë se është bërë i brishtë, për shkak të sulmeve në Aleppo. Sipas tij, edhe qyteti i Aleppos duhet të jetë pjesë e armëpushimit, që të mos përsëriten sulmet edhe më tej.

Uashingtoni vazhdimisht ka kritikuar Moskën, duke e akuzuar se po dështon të frenojë forcat siriane qeveritare rreth qytetit tëAleppos, për të cilin nuk vlen armëpushimi. Ndërsa, Moska është arsyetuar duke thënë se sulmet ajrore në shënjestër kanë vetëm terroristët.

Vetëm në 10 ditët e fundit, në Aleppo kanë vdekur ma shumë se 250 njerëz.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat