Sulmet ajrore godasin bastionin e ISIS-it në Siri

Bota

Sulmet ajrore godasin bastionin e ISIS-it në Siri

Më: 3 maj 2016 Në ora: 12:31

Më shumë se 35 sulme ajrore kanë goditur caqet e ISIS-it në Siri gjatë natës, duke vrarë të paktën 12 persona dhe duke plagosur shumë të tjerë në qytetin e Raqqas.

Sipas grupeve monitoruese për të drejtat e njeriut në Siri, nuk duhet nëse avionët ishin rusë apo i takonin koalicionit ndërkombëtar të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Së paku pesë anëtarë të grupit ekstremist militant vdiqën nga sulmet e djeshme në Siri”, thuhet në raport të organizatës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat