Fëmija shpëtohet nga rrënojat pas katër ditëve

Bota

Fëmija shpëtohet nga rrënojat pas katër ditëve

Më: 3 maj 2016 Në ora: 10:30

Një fëmijë një vjeç e gjysmë është shpëtuar nga rrënojat e një ndërtese, e cila ishte shembur para katër dite në kryeqytetin kenian, Nairobi.

Ndërtesa ishte rrënuar të premten nga vërshimet e mëdha, duke vrarë të paktën 22 persona. Dhjetëra të tjerë thuhet se ende janë të varrosur nën rrënojat e ndërtesës, për të cilët autoritetet shpresojnë se janë ende gjallë.

Pronari i kësaj ndërtese të rrënuar pritet që sot të paraqitet në gjykatë si i akuzuar për vrasje. Samuel Karanja Kamau u arrestua dje, meqë nuk kishte leje për qiranë e 119 dhomave në ndërtesën gjashtëkatëshe.

Sipas mediave lokale, rreth 135 persona janë liruar deri më tani nga ndërtesa e shembur.

Nga Kryqi i Kuq njoftojnë se foshnja u gjet nën rrënojat e ndërtesë dhe u dërgua në spital për trajtim.

Një gjë e tillë u cilësua si e pazakontë, për shkak se rrënimet kanë ndodhur para katër ditëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat