Konflikti ruso-ukrainas zbret në fushë: Donezk vs Kiev (Video)

Bota

Konflikti ruso-ukrainas zbret në fushë: Donezk vs Kiev (Video)

Më: 2 maj 2016 Në ora: 21:47

Prej 23 vitesh në Ukrainë ka vetëm dy shampionë, Dinamo Kiev ose Schachtar Donezk. Andaj nënkuptohet sesa e rëndësishme është përballja e tyre në ligën ukrainase, shtuar këtu faktin që ekipi kryeqytetas përballet me klubin nga qyteti lindor me shumicë ruse Donezk.

Përshkak të konfliktit disa vjeçar në Ukrainën Lindore, Schachtar Donezk i zhvillon ndeshjet 1200 kilometra larg vendlindjes në Lviv (Lemberg). Megjithatë kjo nuk ka zbutur konfliktin mes tyre. Në momentin kur braziliani Eduardo da Silva shënon golin e tretë në minutën e 79 me Donezk, fillon përleshja masive ku nuk kursehet edhe arbitri i ndeshjes, njofton botasot.info.

Nga përleshje ndëshkohen me kartonin të kuq Taras Stepanenko dhe Jaroslav Rakitsky si dhe Andrej Jarmolenko.


Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat