Trupat amerikane mbajnë ushtrime në Moldavi

Bota

Trupat amerikane mbajnë ushtrime në Moldavi

Më: 2 maj 2016 Në ora: 17:51

Qeveria e Moldavisë thotë se rreth 200 trupa amerikane do të arrijnë sot në Moldavi për ushtrime ushtarake, të planifikuara të zgjasin për më shumë se dy javë.

Ministria e Mbrojtjes në Shisinau tha se trupat amerikane do të arrijnë nga Rumania me disa dhjetëra automjete ushtarake të blinduara.

Rreth 165 trupa nga Moldavia gjithashtu pritet të marrin pjesë në ushtrime.

Ambasada amerikane në Shisinau tha se nga 3 maji e deri më 20 maj do të mbahen ushtrimet ushtarake, që përfshijnë operacione demolimi, evakuimi, trajtime mjekësore dhe mirëmbajtje të fushave.

Opozita pro-ruse e Moldavisë thotë se do të mbajë protesta për t’i kundërshtuar këto ushtrime.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat