Policia gjen tri granata dore në Odesa

Bota

Policia gjen tri granata dore në Odesa

Më: 2 maj 2016 Në ora: 16:09

Policia në qytetin ukrainas të Odesës thonë se ka gjetur tri granata dore, para ceremonisë përkujtimore për 48 personat e vrarë në përplasjet e vitit 2014, ndërmjet protestuesve pro-rusë dhe atyre pro-ukrainas.

Policia e qytetit të Odesës tha se granatat janë gjetur në një nënkalim në afërsi të fushës Kulikovo dhe ndërtesës së Sindikatës, ku u vranë 48 njerëz më 2 maj 2014.

Policia thotë se ata kishin pranuar një thirrje anonime më herët gjatë ditës së sotme, përmes së cilës telefonuesi kishte paralajmëruar se zona ishte e minuar.

Shefi i policisë rajonale, Giorgi Lortkipanidze, tha se rreth 3,000 policë shkuan në vendin e ngjarjes për ta kontrolluar zonën, pas zbulimit të granatave të dorës.

Ata thanë se ceremonia përkujtimore do të vazhdojë ashtu siç ishte planifikuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat