Virusi Zika, situata më e rëndë nga sa parashikohej

Bota

Virusi Zika, situata më e rëndë nga sa parashikohej

Më: 2 maj 2016 Në ora: 16:01

Shkencëtarët brazilianë deklarojnë se virusi Zika mund të jetë më i rrezikshëm nga sa është parashikuar deri tani.

Shqetësimi më i madh i mjekëve është për fëmijët bartës të virusit, që nuk japin simptoma të sëmundjes. Megjithëse numri i të prekurve ka rënë, kërkimet shkencore për gjetjen e një vaksine janë ende në etapat e para dhe Zika vijon të përhapet në shumë vende.

Virusi Zika mund të jetë shumë më i rrezikshëm nga sa parashikohej fillimisht. Këtë fakt e konfirmojnë shkencëtarët në Brazil, të cilët deklarojnë se dëmet neurologjike që shkakton ky virus mund të jenë shumë të rënda. Numri i të infektuarve në Brazil ka pësuar rënie kohët e fundit, kjo falë edhe shpërndarjes së informacioneve për mënyrën se si mund të parandalohet, megjithatë kërkimet shkencore për gjetjen e një vaksine janë ende në etapat e para dhe Zika vijon të përhapet në gjithë vendin.

Megjithëse një përqindje jo e lartë e fëmijëve që lindin me këtë sëmundje shfaqin deformime të kafkë s, mjekët raportojnë se edhe nëse nuk kanë deformime por janë bartës të këtij virusi, dëmet neurlogjike janë të mëdha për të sapolindurit. Ky në fakt është shqetësimi më i madh i mjekëve në Brasil, pikërisht në lidhje me ata fëmijë që janë bartës, por që nuk dallohen në pamje. Kjo pasi ka raste tek të porsalindurit ku nuk shfaqet asnjë simptomë, megjithëse fëmija është i infektuar.

” Pas disa studimeve, vumë re efektin shkatërrues të këtij virusi. Ishim dëshmitarë se në cfarë mënyrë i dëmtonte qelizat e trurit dhe se si një numër i madh qelizash vdisnin “- u shpreh një prej shkectareve, Patricia Garcez.

Duke qenë se ende nuk ka një vaksinë, pacientëve u këshillohet të pushojnë dhe të konsumojnë shumë lëngje. Megjithëse numri I personave të diagnostikuar me sëmundjen e Zikës është në rënie, kjo nuk është reflektuar në qytetet e varfra të Brazilit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat