Dronët sulmojnë ISIS-n, vrasin 29 militantë

Bota

Dronët sulmojnë ISIS-n, vrasin 29 militantë

Më: 2 maj 2016 Në ora: 14:52

Shteti Islamik i Irakut dhe Levantit (ISIS), u godit nga forcat e koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Katër drogë të tipit MQ-1 të modeluar për luftë u ngritën nga baza ajrore Incirlik në provincën jugore Adana të Turqisë. Nga sulmet, pesë baza armësh të grupit xhihadist u shkatërruan dhe 29 militantë u vranë, shkruajnë mediat turke.

Sulmi erdhi si reagim pasi ISIS, ka qëlluar me tri raketa në provincën juglindore kufitare të Kilisit më 1 maj. Nga një kundërsulm gjatë ditës së djeshme, 25 militantë mbetën të vrarë dhe gjashtë automjete që u përkisnin atyre u shkatërruan.

Nga sulme të tjera të ushtrisë turke kundër pozicioneve të ISIS-t më herët gjatë ditës së djeshme, nëntë militantë mbetën të vdekur, duke e çuar në 24 numrin e të vrarëve gjithsej.

Qeveria turke ka kërkuar nga ushtria amerikane që të përdorë bazat e saj ajrore për të ngritur avionët pa pilotë që të hedhin bomba Hellfire kundër ISIS-t.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat