Shefi i programit bërthamor iranian viziton Çekinë

Bota

Shefi i programit bërthamor iranian viziton Çekinë

Më: 2 maj 2016 Në ora: 13:39

Kreu i programit bërthamor të Teheranit, njëkohësisht zëvendëspresidenti iranian, Ali Akbar Salehi, po e viziton sot Pragën për të diskutuar rreth një marrëveshjeje të mundshme biznesi në Republikën Çeke, pas tërheqjes së sanksioneve ndërkombëtare, sipas marrëveshjes me fuqitë botërore.

Vizita e Salehit me 2 dhe 3 maj përfshin takimet me kryeministrin çek, ministrin e Jashtëm, atë të Industrisë dhe Tregtisë, si dhe me kryetarin e organizatës bërthamore çeke.

Ministria e Jashtme e Çekisë tha se vizita dy ditore e Salehit do të fokusohet në zhvillimin e bashkëpunimit bilateral bërthamor.

Qeveria çeke tha se marrëveshje të tilla do të kontribuonin në kontrollimin më të mirë ndërkombëtar të programit bërthamor të Iranit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat