Sërish sulm me bombë në Bagdad, nëntë të vrarë

Bota

Sërish sulm me bombë në Bagdad, nëntë të vrarë

Më: 2 maj 2016 Në ora: 13:09

Nëntë persona janë vrarë dhe 26 të tjerë janë plagosur nga tri sulme me bombë të njëpasnjëshme në Bagdad.

Sipas Policisë, shpërthimi më i madh ka ndodhur në lagjen Saydiya në Bagdadin Jugor, ku kishin vdekur gjashtë persona, ndërsa ishin plagosur 18. Sulmi tjetër kishte ndodhur në Tarmiya në veri të Bagdadit, ku ishin vrarë dy persona dhe ishin plagosur gjashtë të tjera, ndërsa shpërthimi i tretë në Khalisa la një të vdekur dhe dy të plagosur.

Akoma askush nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmet, por militantët e Shtetit Islamik që luftojnë forcat qeveritare në veri të vendit kanë në shënjestër civilët dhe forcat e sigurisë.

Ndonëse për një kohë situata kishte filluar të përmirësohej në Bagdad, sulmet u rikthyen prapë, ku të shtunën një sulm vetëvrasës kishte lënë të vdekur 19 persona.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat