Beteja për të shuar flakët vdekjeprurëse në shtetin indian

Bota

Beteja për të shuar flakët vdekjeprurëse në shtetin indian

Më: 2 maj 2016 Në ora: 12:02

Mijëra njerëz po luftojnë me zjarret vdekjeprurëse të pyjeve në shtetin Uttarakhand në veri të Indisë.

Të paktën gjashtë persona kanë vdekur në zjarret, të cilat kanë djegura më shumë se 1,900 hektarë të pyjeve sipas zyrtarëve.

Ata më tej thonë se tymi ka ndikuar në cilësinë e ajrit dhe të shikimit.

Shkaktarë i këtij zjarri, sipas autoritete është pylli jashtëzakonisht i thatë për shkak të mungesës së reshjeve.

"Kjo mund të krahasohet me zjarrin më të keq të vitit 2012", ka thënë Ministri i Mjedisit dhe Pyjeve Prakash Javadekar.

Forcat indiane kanë përdorur helikopterë për të ndihmuar shuarjen e zjarrit. Sipas tyre. Imazhet satelitore tregojnë se 70 për qind e zjarreve janë shuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat