Zjarri i madh shkatërron Kishën Ortodokse Serbe në Manhatan të dielën e Pashkës (Foto)

Bota

Zjarri i madh shkatërron Kishën Ortodokse Serbe në Manhatan të dielën e Pashkës (Foto)

Nga: Beqir SINA New York City Më: 2 maj 2016 Në ora: 10:14

BROADWAY NYC : Një zjarr i madh ka shkatërruar një kishë ortodokse serbe në qendër të Manhattan, në ditën që të krishterët ortodoksë ishin duke festuar Pashkët e Shenjtë. Në aksionin përshurjen e zjarrit morën pjesë 170 zjarrëfiks, ndërsa vënja nën kontroll e fakëve ka zgjatur disa orë, raporton televizioni rus në gjuhën angleze Russia TV - RT

Ndërsa raportet e para bënë me dije se mund të ketë qenë edhe ndonjë njeri i cili ka mbetur i bllokuar brenda ndërtesës së djegur, zjarrfikësit kan konfirmuar, se nuk ka pasur viktima.

Komisioneri për Mbrojtjen kundra Zjarrit, i qytetit, Daniel Nigro, i tha New York Post ,se shkaku i zjarrit mbetet nën hetime. Një njeri është duke u kontrolluar për "mbytje nga tymi," shtoi Nigro.

"Është një ditë shumë e trishtuar sot," tha Nigro, duke shtuar se një natë më parë rreth 700 persona ishin mbledhur në Kishë, për një shërbim në mbrëmje për të festuar Pashkët Ortodokse, por fatmirësisht, dhe lutur Zotit që nuk qëlloi mbrëmë, se asnjeri se imagjon sa njerez do të kishin humbur jeten”.

"Ne jemi të gjithë të gjallë, por Kisha është zhdukur - nuk ka ngleur asgjë më nga ajo“, tha famullitari i kësaj, Kishe Fr. Djokan Majstorovic, i cili thase ndodhej në shtëpi kur ra zjarri.

Ai tha se shkoi në Kishë, kur e njoftuan Zjarrfikësit , dhe pa se flakët e kishin përfshirē gjithë kishën , nga zjarri që simbas zjarrëfiksve filloi rreth orës 7:00 të darkës , sipas kohës lokale.

Përveç kësaj, NYPD thuhet se ka kërkuar një Niveli 1 Mobilizimi në vendin e zjarrit për kontrollin e banasave të tjera për rreth saj dhe sigurimin e njerëzve.

Televizionit e qytetit të New Yorkut, dhe e ashtuquajtura Social Media, treguan gjatë gjithë natës nga vendi ku ndodhej Kisha e përfshirë nga flakët në West 25 Street në Manhatan. Ato thanë se pamjet tregojn një ferr të vërtet të shkatërrimit të Katedrales ortodokse serbe të Shën Savës, një kishë historike të vendosura në 15 West 25 Street në mes Broadway dhe Amerika Avenue në lagjen nomade e Manhattan, New York City.

Katedralja thanë gazetarët është e stilit Gothic Revival-style është e ndërtuar në vitin 1850 vepër e arkitektit Richard M. Upjohn. Famullia serbe ishte pjesë e Kishës Episkopale për disa dekada deri në vitin 1915.

Kisha Ortodokse Serbe, thuhet se është blerë siKishe ortodokse serbe , e përcaktuar një pikë referimi e këtyre besimtarëve në qytetin e New York , nga Dioqezës Ipeshkvnore në Nju Jork në vitin 1943.

Disa besimtar postuan në midian sociale disa fotografi ku tregohej Kisha Sava para zjarrit shkatërrues të kishës, sipas faqen e saj në Facebook, duken qindra besimtarë që kan qenë duke mbajtur ritualet të gëzueshme të Pashkëve, festimet liturgjike.

"Është diçka që të copëton zemrën. Prindërit e mi ishin çifti i parë që u martua atje në vitin 1944, pasi u reconsecrated si një kishë ortodokse " tha një grua e vjetr serbe Melana Pejakovich, i cili tani jeton në Nevada,.

Babai i saj tha ajo ishte një ushtar në ushtrinë amerikane në atë kohë, dhe vendi i dasmës gjate kohës së luftës ishte ne ate Kishe, që së bashku me miqt ndan gezimet e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat