Kreu i CIA-s thotë se IS-i do të jetë fenomen sfidues për një kohë të gjatë

Bota

Kreu i CIA-s thotë se IS-i do të jetë fenomen sfidues për një kohë të gjatë

Më: 2 maj 2016 Në ora: 07:04

Shefi i CIA-s, John Brennan, ka thënë se grupi Shteti Islamik është një fenomen që “do të na sfidojë” për një kohë të gjatë.

Këto komente ai i bëri gjatë shënimit të pesë vjetorit të vrasjes së liderit të Al-Qaedas, Osama Bin Laden.

Brennan tha dje për televizionin NBC se eliminimi i kreut të IS-it do të kishte “ndikim të madh” në mposhtjen e grupit ekstremist islamik.

Shteti Islamik udhëhiqet nga Abu Bakr al-Baghdadi, vendndodhja e të cilit është e panjohur.

“Ai është i rëndësishëm, dhe ne do ta shkatërrojmë IS-in, nuk kam dyshim për këtë”, ka thënë Brennan, duke shtuar se duhet larguar udhëheqësinë që e drejton këtë organizatë që po kryen krime të tmerrshme.

Forcat speciale amerikane e vranë Bin Ladenin më 2 maj të vitit 2011 në Pakistan.

“Ne e kemi shkatërruar një pjesë të Al-Qaedas, por ajo nuk është eliminuar plotësisht”, ka thënë ai. “Kështu që, ne duhet të mbetemi të fokusuar në ato që mund të bëjë ky grup”.

Brennan shtoi se grupi Shteti Islamik është i madh dhe nuk është “vetëm një organizatë, por është një fenomen”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat