Bruksel, rihapet holli i nisjeve në aeroportin “Zaventem”

Bota

Bruksel, rihapet holli i nisjeve në aeroportin “Zaventem”

Më: 1 maj 2016 Në ora: 19:33

Pas 40 ditëve nga dy sulmet që vranë 16 persona, u rihap dhe holli i nisjeve në aeroportin e Brukselit.

Sipas autoriteteve përkatëse, kapaciteti i punës do të jetë në 80 për qind krahasuar me atë që ishte përapar shpërthimeve.

Ndërkohë, qëllimi i autoriteteve është që aeroporti “Zaventem” t’i rikthehet funksionimit me kapacitet të plotë përpara sezonit të pushimeve, që do të thotë në fund të qershorit apo në fillim të muajit korrik.

“Është pozitive që pasagjerët dhe agjencitë e udhëtimeve besojnë ende në aeroportin tonë. Është një shenjë shprese për të gjithë vendin se do e marrim veten. Muajt e ardhshëm janë çelësi i rindërtimit të imazhit të vendit tonë jashtë ”, është shprehur Arnaud Feist, shefi Ekzekutiv i aeroportit për VRT-në.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat