Vajza e Obamës do të studiojë në Harvard

Bota

Vajza e Obamës do të studiojë në Harvard

Më: 1 maj 2016 Në ora: 17:55

Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se Malia, vajza e madhe e presidentit amerikan Barack Obama, planifikon t’i ndjek studimet në Universitetin e Harvardit në vitin 2017, pasi ka vendosur të pauzojë një vit pas diplomimit nga shkolla e mesme.

“Presidenti dhe zonja Obama kanë njoftuar sot se vajza e tyre Malia do t’i ndjekë studimet në Universitetin e Harvardit në vjeshtë të vitit 2017, si pjesë e Klasës 2021. Malia do të pauzojë një vit përpara se t’i fillojë studimet”, thuhet në kumtesën e lëshuar sot nga Shtëpia e Bardhë.

Malia është vazja e madhe, nga dy vajza që ka presidenti Obama. Aktualisht ajo është 17 vjeçare dhe është në vitin e fundit të shkollës së mesme “Sidewell Friends School” në Uashington, nga ku pritet të diplomojë në muajin qershor.

Të dy prindërit e saj kanë kryer studimet për drejtësi në Harvard, një universitet elitar në Kembridxh, Maseçusets, ku shumë prej fëmijëve të presidentëve të kaluar amerikanë kanë studiuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat