Shpërthime në jug të Irakut, dhjetëra të vrarë e plagosur

Bota

Shpërthime në jug të Irakut, dhjetëra të vrarë e plagosur

Më: 1 maj 2016 Në ora: 14:48

Shpërthime të dyfishta të veturave, për të cilat e ka marrë përgjegjësinë Shteti Islamik, kanë vrarë sot të paktën 18 njerëz dhe më shumë se 40 të tjerë i kanë lënë të lënduar në jug të Irakut, njoftojnë zyrtarët irakianë.

Shpërthimi i parë ndodhi në afërsi të një ndërtese lokale qeveritare, ndërsa i dyti ndodhi rreth 60 metra larg një stacioni të autobusëve, në qendër të qytetit jugor irakian të Samawas.

Grupi ekstremist Shteti Islamik kontrollon kryesisht disa pjesë të zonave sunite në veri dhe perëndim të vendit. Sulmet në provincat që konsiderohen shiite janë relativisht të rralla.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat